Profesori i njohur, tregon pse ka frikë Thaçi që ta shkelë Kosovën Lindore

Politika

Profesori i njohur, tregon pse ka frikë Thaçi që ta shkelë Kosovën Lindore

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 11 shtator 2018 Në ora: 10:06
Hashim Thaçi, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte vendosur që të pres liderët e Kosovës Lindore, ani pse, vizita e Thaçit do të ishte më e fuqishme po të shkonte në Preshevë.

Kështu thotë, prof. dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, pasi presidenti Thaçi ka fletarrestim nga Serbia, nuk guxon të rrezikon që të shkon atje.

Maxharraj për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për vizitën e presidentit serb në Kosovë, dhe ndalesën që iu bë në Drenicë.

Sipas ti, pasi që fantazma e Millosheviqit shkojë nga Kosova, ai për dy ditë sa qëndroi këtu vjelli helm e vnerë më shumë se sa Millosheviqi në Gazimestan shumë vite më parë.

Image
Binak Maxharraj

“Ai e lartësoi kasapin e Ballkanit deri në qiell, i erdhi keq që Millosheviqi gjatë luftës në Kosovë edhe përkundrejt shumë masakrave nuk paska arritur t’i përmbush qëllimet. U largu këlyshi i Millosheviqit, Vuçiq nga Kosova pas vetes la edhe më shumë urrejtje midis Serbeve dhe shqiptarëve” thotë Maxharraj.

Profesori thotë se, Vuçiq erdhi këtu i papenguar nga askush, sepse ai tha se ”po shkojë në token time, në tokën e të parëve të mijë”, por qëllimi ishte tjetër kund, erdhi me e matë me sy se deri ku duhet me ja qitë kufirin në veri.

“Bojkoti i tij në Bruksel, për tu taku me Thaçin ishte vetëm pretekst se duhet patjetër me e vizitua Ujmanin, për me ua bë me dije se ai është i yni. Gjatë vizitës ai premtoi investime të mëdha sidomos në Trepçë, bash sikur të ishin të tija. Por ai para se me u largu deshi me na e lanë edhe një ngile tjetër. Pushtetarët tanë, këta çfarë janë, dhe si veprojnë e kishin leju ta vizitoi edhe Drenicën. Kjo ishte e tmerrshme se si u lejohet të vijë në Drenicë një krimineli në vendin ku janë bë masakrat më të mëdha gjatë luftës, ku janë pre djeg pleq e fëmijë, ku janë masakrua gati 6o anëtarë të familjes Jashari”, potencon prof. dr. Maxharraj.

Por me të dëgjuar lajmin se në Drenicë po vjen krimineli i Millosheviqit, në trevën e tyre, sipas tij, drenicasit u mobilizuan.

Sipas tij, në këtë trevë në të cilën kurrë nuk ka shkelë këmba as e kralit as e mbretit, në trevën e Drenicës ku gjithmonë aty kanë pëlcite shkëndijat e para atë të rezistencës e të luftës.

“Drenicasit me në krye me Bekim Jasharin e murrën situatën në dorë të vetë, derisa udhëheqësit tanë ku me ditë se kah ishin, qytetarët thanë “Vuçiqi, Vuçiqi nuk kalon, ne Prekazi, no passes”, sepse së pari duhet kërkuar falje për krimet që i keni bë. Vuçiq u kthye pas me atë fytyrë krimineli. Drenica edhe kësaj radhe ishte në mbrojtje të atdheut”, thekson ai.

Maxharraj tregon se pse presidenti i Kosovës nuk do ta viziton Kosovën Lindore.

“Unë mendoj së edhe Presidenti i jonë Hashim Thaçi, pas kësaj vizite, ishte deshtë ta vizitoi Luginën e Preshevës, por ai nuk shkojë atje, i priti ata të Luginës në Prishtinë, ani pse vizita e tij në Luginën e Preshevës do të tingëllonte shumë më fuqishëm. Por meqenëse Hashim Thaçi ka fletarrestim nga Serbia, ai tani për tani nuk guxon dhe nuk ka kurajo, e bile as të rrezikoj të shkojë, sepse Serbia është e pa besë, ajo të pretë ne besë, është e pa fytyrë”, pohon ai.

Sipas tij, Serbia ka bë fletarrestime për shumë figura tona të luftës dhe i ka qu anë e mbanë botës, kurse këta tanët nuk e kanë bë një gjë të tillë, edhe pse Serbia ka bë masakra dhe krime në Kosovë, bile as që është paditë Serbia për këtë gjë, por as që ka kërkua falje për krimet e bëra.

“Serbët vijnë e shkojnë në Veri të Kosovës sepse e konsiderojnë të vetin, kurse këta tanët deri më tani as që janë marrë seriozisht me çështjen e Luginës, kështu që as që e kanë sensibilizua opinionin ndërkombëtar për çështjen e Luginës. Për te arritur këtë ata është dashtë që nga fillimi i dialogut të vejnë një baraspeshë në dialog midis Veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, kështu që Lugina ka mbetë në hije dhe këta tanët e kanë humbë shansin që të vizitojnë”, përfundon prof. dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat