Komisioni Evropian: Hetimet për veteranët e rrejshëm të kryen pa ndërhyrjen e politikes

Politika

Komisioni Evropian: Hetimet për veteranët e rrejshëm të kryen pa ndërhyrjen e politikes

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 11 shtator 2018 Në ora: 14:04
Komisioni Evropian

Elez Blakaj, njeriu që ishte duke hetuar rastin e rreth 20 mijë veteranëve të rrejshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga posti i prokurorit me datë 13 gusht 2018, pas presioneve të shumta që ka thënë t’i jenë bërë gjatë punës së tij.

Ndërkohë i gjithë ky skandal ka nxitur reagime të mëdha në vend, dhe si i tillë nuk ka kaluar pa rënë edhe në vëmendje të vendeve evropiane.

Komisioni Evropian në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, kanë thënë se hetimet për rastin e Elez Blakajt duhet të kryhen pa ndërhyrje dhe ndikim politik.

“Komisioni Evropian është i vetëdijshëm për rastin dhe ndjek vëmendjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe sundimit të ligjit, të cilat janë me rëndësi vendimtare në kontekstin e liberalizimit të vizave. Hetimet në pritje duhet të kryhen pa ndërhyrjen e ndikimit politik” kanë thënë nga Komisioni Evropian”.

Tuje ata kanë komentuar edhe rastin e Blakajt dhe lidhshmërinë me liberalizmin e vizave

“Më lejoni të kujtoj se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e nevojshme për liberalizimin e vizave, dhe tani është për Parlamentin Europian dhe Këshillin që të marrë një vendim përfundimtar për heqjen e kërkesave për viza për Kosovën”, kanë përfunduar nga Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat