Aventurat e pasuksesshme të Thaçit për t’i shpëtuar Speciales - Bota Sot
Aventurat e pasuksesshme të Thaçit për t’i shpëtuar Speciales

Politika

E mërkurë, 19 shtator 2018

Aventurat e pasuksesshme të Thaçit për t’i shpëtuar Speciales

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 11 shtator 2018 Në ora: 15:01
Hashim Thaçi

Që nga koha kur kishte qenë Kryeministër dhe tani President, Hashim Thaçi, kishte dhënë dhe ka dhënë premtuar shumë gjëra tashmë të pa realizueshme.

Padi ndaj Serbisë për krime e bëra në Kosovë, transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Ushtri, janë disa prej deklaratave të cilat Thaçi nuk i ka realizuar.

Hashim Thaçi ka harruar çështjet e lartpërmendura, por ia ka mësyrë realizimit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, madje për këtë marrëveshje nuk përjashton ndryshim të kufirit.

Si respekt ndaj marrëveshjes finale me Serbinë, Thaçi ka përshëndetur vizitën e Vuçiqit, duke thënë se është pro fqinjësisë së mirë dhe respekton interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb në Kosovë.

”Tani më institucionet e vendit  e kanë marr vendimin e tyre. Unë e respektoj interesimin legjitim të përfaqësuesve të Serbisë për të diskutuar me komunitetin serb. Shpresoj do të ketë mesazhe pozitive të fqinjësisë së mirë të bashkëjetesës për të mundësuar këtë marrëveshje finale”.

Vizita e realizuar e Vuçiqit, vazhdon të kundërshtohet ndërsa protesta në Drenicë, sipas politologëve është indikator i disponimit real të popullit.

Politologu Belul Beqaj, thotë se politikanët e Kosovës janë të hutuar nga realiteti dhe dëmet që shkaktohen nga raportet diplomatike.

Image
Belul Beqaj

 “Bllokada është indikatori i  disponimit real të popullit që nuk i ka shëruar plagët e luftës, ndërsa lejimi i  vizitës në atë pjesë ishte vendim i gabuar i politikanëve kosovarë të hutuar nga realiteti dhe dëmet që mund të shkaktohen në raporte diplomatike për këtë mos njohuri”, ka thënë Beqaj.

Sipas Beqajt, aventurat e pasuksesshme të Thaçit, janë për ta shpëtuar vetveten.

 “Preokupimi i Thaçit, pas shumë aventurave të pasuksesshme siç ishte - gjoja se nisma për transformimin e FSK-së, në Ushtri, Shfuqizimi i Ligjit për Gjykatë Speciale, korrigjimi  i kufirit...është si do të shpëtojë veten, e jo si të ngritë padinë për krime të luftës!”, përfundon Beqaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test