Kelmendi: LDK të distancohet nga Lutfi Haziri, bishti i Hashim Thaçit - Bota Sot
Kelmendi: LDK të distancohet nga Lutfi Haziri, bishti i Hashim Thaçit

Politika

E diel, 23 shtator 2018

Kelmendi: LDK të distancohet nga Lutfi Haziri, bishti i Hashim Thaçit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 12 shtator 2018 Në ora: 13:59
Armend Zemaj, Haxhi Avdyli e Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka sulmuar rëndë mbrëmë deputeten e partisë së tij, Vjosa Osmani.

E, lidhur më ketë, është deklaruar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Jeton Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se deklarimet e mbrëmshme nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri, ishin tragjedi për LDK-në dhe për tërë Kosovën.

“Ajo që kemi parë mbrëmë në televizion publik, ku njëri nga nënkryetarët Lidhjes Demokratike të Kosovës, më konkretisht Lutfi Hazirin, ishte tragjedi për LDK-në dhe për Kosovën.  E gjithë kjo dëshmon se është produkt i SHIK-ut dhe strukturave paramilitare të PDK-së të cilat janë të kapura nga strukturat serbe. Lutfi Haziri është bisht i Hashim Thaçit dhe ato sulme aq të turpshme që po i bënë ndaj tre deputetëve, me theks të veçantë ndaj deputetes Vjosa Osmani, njeriut më të përgatitur në Kuvendin e Kosovës në aspektin juridik, e cila ka dëshmuar shumë për Kosovën si shembull në Gjykatën e Hagës.  Realisht është tragjike”, thotë Kelmendi.

Me tej, ai thotë se, në kushte normale, LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit Haziri.

Image
Jeton Kelmendi

“Në kushte normale LDK-ja duhet të distancohet ndaj deklaratave të nënkryetarit të saj dhe duhet njëkohësisht që LDK-ja ta shkarkojë dhe jo të pres që të ketë rezultat nga zgjedhjet. Duke qenë bisht i Hashim Thaçit, ka ndikim të madh në dëm të Kosovës. Ky debat e dëmton LDK-në , gjegjësisht e dëmton tërë Kosovën , në këtë rast unë pres që kjo parti të mos rrijë duarkryq, por hapur të distancohet ndaj Lutfi Hazirit dhe të dalin hapur në mbështetje ndaj deputetes më të votuar femër në Kuvendin e Kosovës, tha ai.

Në fund, Kelmendi thekson se përderisa ky vend nuk çlirohet, nga siç thotë ai “bishtat” e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, Kosova vetëm do të vuaj.

“Përderisa ky vend nuk çlirohet nga bishtat e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut, Kosova do të vuaj dhe vetëm do të vuaj nga këto mbetje të sistemeve të ndryshme”, ka përfunduar analisti politik, Jeton Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test