Nga Vetëvendosje deklarohen për formimin e ushtrisë së Kosovës

Politika

Nga Vetëvendosje deklarohen për formimin e ushtrisë së Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 14 shtator 2018 Në ora: 14:49
FSK

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mirëpo kjo gjë është bërë pa dijen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vend ky që kërkon që Kosova të ketë ushtri mirëpo me ndryshime kushtetuese.

Gjithashtu edhe NATO kërkon që transformimi të aprovohet sipas ndryshimeve kushtetuese, duke i përfshirë komunitetet pakicë në procesin e vendimmarrjes.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveqla, njëherit anëtar në Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcave të Armatosura të Kosovës ka thënë për “Bota sot” se LVV ende nuk ka analizuar projekt ligjet për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Image
Xhelal Sveqla

Tuje Sveqla, ka thënë së qeveria duhet të shpjegojë rrugën se si do t’i evitojë pengesat deri në formimin e ushtrisë.

“Në parim ne e përkrahim te drejtën dhe detyrën qe Kosova duhet me pas ushtrinë, është e drejta e jona por është edhe nevoje për shakë se pa ushtri nuk mund të garantojmë sovraniteti dhe integriteti territoriale të shtetit tonë. Kur të i marrim projektligjet nga qeveria do ti analizojmë ato dhe do të shohim se sa janë serioze ato në këtë çështje. Po ashtu qeveria duhet të na shpjegojë rrugën se si do të evitojë pengesat që tashmë janë publike, siç janë kundërshtimet e presidentit të Kosovës dhe disa vendeve që tashmë dihen, kur të kemi të gjitha informatat do ta analizojmë projektligjin dhe atëherë do të marrim qëndrimin tonë. Ne mendojmë që Kosovës i duhet ushtri dhe normalisht që më së mirë kjo do të duhej të bëhej me ndryshime kushtetuese”, ka përfunduar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveqla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat