“Ramushi në fund do të dorëzohet karshi eskivazheve të Thaçit në dëm të atdheut”

Politika

“Ramushi në fund do të dorëzohet karshi eskivazheve të Thaçit në dëm të atdheut”

Nga: A.M Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:03
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Profesor, Dr. Binak Maxharraj në një bashkëbisedim për “Bota sot” e ka quajtur kryeministrin e Kosovës “një figurë të çuditshme në politike”.

Ai ka përmendur qëndrimin e Ramush Haradinajt gjatë demarkacionit me Malin e zi, të cilin e ndryshoi kur erdhi në postin e kryeministrit.

Image
Binak Maxharraj

“Kryeministri Ramush Hrajdinaj, është një figure e çuditshme në politikë ai është i vrullshëm dhe i ngadalshëm, por edhe ndalet krejt. Si dukët ky njeri nuk merr vesh shumë në politik, nganjëherë reziston, por edhe dorëzohet. Ramush Harajdinaj, gati sa nuk e rrotulloi tërë Kosovën për tri vite rreth demarkacionit më Malin e Zi. Nuk la gur pa rrotulluar, ia gjuajti hartat Murat Mehes për fytyrë. U mblodhën mbi 200 mijë peticione që kurrë nuk u vunë në rend dite në Kuvend, u protestua, u mbushën sheshet me plot protestues për vijën e rremë të demarkacionit. Por, çuditërisht pasi që PDK doli humbisja më e madhe në zgjedhje ku fitoi diku vetëm 23 deputet. Nuk mundi assesi ta formoi qeverinë. Ia vunë syrin Ramushit për më futë në Qeveri, bile edhe ia dhanë Kryeministrin. Ky i gjori veç nuk fluturonte nga gëzimi sepse për shume vite ëndërronte për këtë pozitë. Erdhi çështja e futjes në rend dite të demarkacionit sepse ky ishte si një kusht nga BE. Ramushin filluan ta joshin, filluan ta shalonin ngadalë. Brenda natës mafia politike shkojë ne Podgoricë në Krye me Hashim Thaçin dhe nga atje e solli një letër leckë, pa kurrfarë vlere sepse këto letra nuk kanë vlerë ndërkombëtare, janë të papranueshme. U dorëzua Ramushi.e mashtruan me këtë letër leckë se gjoja Podgorica do pranoj se pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin do të korrigjohet kufiri. Dhe Ramushi, më shumë i joshur nga pozita e Kryeministrit e hëngri karremin, dhe si për çudi e votoi vijën kufitare ashtu siç e kishte bërë Murat Meha, ku kufiri u fut brenda Kosovës për 6-7 kilometra me ç ‘rast e humbëm Çakorrin Belihën, Kullën me gjithsejtë 82 mijë hektar tokë. Por korrigjimi i kufijve assesi të bëhet, sepse për këtë nuk pranon Podgorica e, as që e obligojnë do letra të pa vlerë. Pra, ky ishte mashtrimi i parë Ramushin, e hëngri. E tradhtoi ndërgjegjen e vet, i tradhtoi Rugovasit dhe krejt popullin e Kosovës. Bile as pall nuk i hante, kryesore është bërë Kryeministër”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Maxharraj ka përmendur dialogun edhe idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufirit me Serbinë, për të cilën e thotë se e ka futur në lojë edhe Luginën e Preshevës, se do t`i merret Serbisë pa kurrfarë kompensimi.

“Por në këtë vit u aktualizua për së tepërmi vazhdimi final i dialogut me Serbinë, ku këtë dialog pa kurrfarë mbulese dhunshëm e rrëmbeu Presidenti Hashim Thaçi, bile ai e lëshoi në opinion edhe idenë e çuditshme në krye në vete për kompromis të dhimbshëm me Serbinë, e hodhi në opinion hiç me pak se siç thoshte ai do të ketë ndarje, do të këtë copitim, do të këtë korrigjim të kufirit me Serbinë, në fund e futi në lojë edhe Luginën e Preshevës së do të ia marrim Serbisë pa kurrfarë kompensimi. Floskulë politike e tij. Po ku të falë territor Serbia e cila deri dje të ka vra, pa i dhanë asaj asgjë si këmbim. E bëni punën e kufirit gjurulldi që as vet nuk dinte se çka po donte”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, profesori ka përmendur edhe qëndrimin e kryeministrit Haradinaj rreth kësaj çështje si dhe të partnerit të tij të koalicionit dhe të opozitës.

“Filloi frika në popull dhe pyeste si guxon ky njeri me hy aq thellë në çështjen e kufiri, i cili për popullin por edhe sipas Kushtetutës është i pacenueshëm. Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limaj,e sidomos Ramushi u qartë dhe i qojë selam Thaçit se askush nuk guxon ti prek kufijtë bile i tha haptas. Për bukur do kohë Ramushi është forcërisht duke e mbajt këtë qëndrim, tani për tani nuk po lëshon pe, po i ndihmon edhe Fatmir Limaj sa për sy e faqe. Këtë ide të Thaçit po e kundërshton edhe opozita dhe shoqëria civile, bile opozita në krye me LVV protestoi fuqishëm ku u mbushën sheshet e Prishtinës duke e porositë se një njeri nuk mund të luaj me Kosovën, me lirinë e saj, me kufijtë e saj. Por, Presidenti Thaçi i cili si duket është ngujuar keqas në folenë e tij të qyqes, në trekëndëshin pansllavisht Athinë-Beograd-Moskë nuk lëshon pe, sepse si duket ky njeri është rob i tyre. Megjithatë idenë e Thaçit nuk po e përkrah askush, as populli, as ndërkombëtarë as Evropa e as Amerika as Lugina e Preshevës të cilët sipas një sondazhi mbi 72% nuk i besojnë Thaçit. Por, kundërshtimin më të madh po i banë edhe Ramush Harajdinaj haptas, në mënyrë publike se kufiri është i paprekshëm. Nuk e di se sa gjatë do të qëndroj Ramushi në qëndrimin e tij, por kujtoi se më në fund ai prapë do të lëshoj pe, do të dorëzohet karshi eskivazheve të Presidentit Thaçi i cili është i njohur për lojërat e tij politike shumë të fëlliqta në dëm të atdheut”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.

Ndërsa, Draft Rezolutën e opozitës ai e ka quajtur si mashtrim të për të zbutur qëndrimin e Haradinajt. Ajo sipas tij, është një grackë për ta futur kryeministrin sikurse në rastin e demarkacionit me Malin e zi.

“Dhe prapë këto ditë nisi Mashtrimi i dytë për ta zbutur sadopak Ramushin. U hartua një Draft-Rezolutë prej gjashtë pikave, në te cilën thuhet se nuk ka ndarje e as korrigjim të kufijve. Kjo Rezolutë është një letër e pavlerë, një letër mashtruese si ajo që Thaçi e patë sjellë nga Podgorica. Kjo rezolutë nuk ka kurrfarë vlerë, është jo obligative jo vetëm për Presidentin por çdo kënd, është pa vlerë juridike. Kjo rezolutë nuk i shërben askujt, i shërben vetëm Presidentit që të vazhdoi me avazin e tij për korrigjimin e kufijve. Kjo është vetëm një lajthitje, një grackë për ta zbutë dhe për ta futë në të Ramush Harajdinaj si në rastin e demarkacionit, është një rezolutë për të mashtruar opozitën. Por opozita tanimë e mësuar me karremat e Thaçi e hodhi sot poshtë dhe nuk donë të dëgjoj për të. Pra, edhe nëse kjo Rezolutë shkon në Parlament kjo nuk e obligon Presidentin të mos e korrigjoi kufirin. Pse është kjo lojë me Rezoluta nga pozita, kur dihet çartë se krejt ato se çka shkruhet në këtë rezolutë janë përfshi edhe në Kushtetutë ku thuhet se askush nuk ka të drejtë të cenoj sovranitetin e Kosovës. E qartë, karshi kësaj çdo rezolute është padobishme, jo obligative dhe pa mbulesë juridike. Harajdinaj më këtë rast mund te lëkundet dhe të veproi si me parë për demarkacionin, pra ti dorëzohet Hashim Thaçit, sepse ky njeri e do fort pozitën e Kryeministrit sa që vështirë ti rezistoi Thaçit”, ka thënë Maxharraj për “Bota sot”.

Në fund, ai është shprehur se Limaj është dorëzuar kur ka deklaruar se ”rezoluta e ndalon Presidentin që të flasë për kufijtë” dhe ka paralajmëruar se Haradinaj do të mashtrohet për herët ët dytë.

“Dhe “mrekullia” ndodhi kur njeri nga kundërshtuesit të Hashim Thaçit për çështjen e kufijve Fatmir Limaj u dorëzua kur tha së ”rezoluta e ndalon Presidentin që të flasë për kufijtë”. Pra Limaj e hëngri me pozitën e tij në krye të një delegacioni për dialog inkonsistont. Fatmir Limaj ose është axhami, ose nuk merr vesh fare në politikë. Po si është e mundshme që kjo rezolutë ta ndaloj Thaçin të mos diskutoj për kufijtë. Absurditet i klasit të parë .Draft-Rezoluta që disa ditë është publiku, e Thaçi vazhdon të luaj lojën më kufijtë, por sa do të rezistoi Ramush Harajdinaj që edhe ai të dorëzohet, mbetet të shihet, por ky njeri zorrë që e mbanë fjalën, edhe ky se shpejti për të dytën here do të mashtrohet, do t`i hanë fjalët do t`i dalë boja si njeri dhe veprimtar, do te bëhet përrall e zotit në opinion, para popullit dhe anëtarësisë së vetë. Nëse edhe kësaj radhe, pra Ramush Hrajdinaj, nënshtrohet, lëshon pe, ky do të ishte fatalitet për të do të ishte fundi i tij në politikë”, ka përfunduar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat