“Fundi i Kadri Veselit do të vije shumë shpejtë”

Politika

“Fundi i Kadri Veselit do të vije shumë shpejtë”

Nga: N.A Më: 14 tetor 2018 Në ora: 23:01
Kryetari

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se Prizreni është Jerusalemi i PDK-së dhe premtoi përkrahje për këtë qytet edhe nëse nuk do të jetë në qeverisjen e tyre.

Ai në hapjen e zgjedhjeve të brendshme partiake në Prizren, qeverisjen komunale në këtë komunë e quajti si qeverisje e fituar pandershmërisht.

Lidhur me këtë çështje deputetja e LVV-së, Drita Millaku ka thënë për gazetën “Bota sot” se fundi i Kadri Veselit do të vije shumë shpejtë.

“Kadri Veseli duhet ta harroj Prizrenin dhe rikthimin, sepse ata janë kasta kriminale, e korruptuar dhe zhvatëse. Më nuk do të ketë PDK në Prizren. PDK përveç që ka humbur Prizrenin shumë shpejtë do të humb edhe në nivel vendi . Fundi i Kadri Veselit do të vije shumë shpejt. Shumë shpejtë do të humbë edhe në nivel vendi” ka përfunduar deputetja e LVV-së, Drita Millaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat