Nesër aksion pastrimi në Prishtinë

Prishtina

Nesër aksion pastrimi në Prishtinë

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 14:05
Ilustrim

Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” nesër do të realizojnë aksion pastrimi në lokacionin “Rruga e vjetër e Shkupit” Veternik, afër Spitalit Amerikan, duke filluar nga ora 10:00.

Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë dhe Kompaninë e pastrimit ‘VZ’.

Kjo organizatë pret që aksionit t’i bashkohen edhe banorët e asaj zone, në mënyrë që të eliminohet në tërësi deponia ilegale e mbeturinave.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj iu bën thirrje  për mobilizim dhe pjesëmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat