Prishtinë, sot pritet të lirohet rrugën "Luan Haradinaj”

Prishtina

Prishtinë, sot pritet të lirohet rrugën "Luan Haradinaj”

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 10:17
ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se segmenti rrugor para Pallatit të Rinisë, në rrugën "Luan Haradinaj", i cilika qenë i bllokuar për shkak te punimeve, pritet të rihapet sot për qarkullim të automjeteve. Kurse, sot nga ora 07:00 e mëngjesit do të bllokohet udhëkryqi “Garibaldi”, “Dritan Hoxha”, “Ukshin Hoti”, ndërsa, do të mbetet i lirë drejtimi për rrugën “Luan Haradinaj”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ky bllokim do të jetë vetëm për sot, deri sa të bëhet depërtimi i gypave në udhëkryqe.

“Të hënën do të lirohen për qarkullim të automjeteve drejtimi për rrugën “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, dhe “Dritan Hoxha”, por punimet do të vazhdojnë në rrugën “Ukshin Hoti”, deri të udhëkryqi afër “Gjykatës Kushtetuese”. Ky kufizim i qarkullimit në këtë pjesë të qytetit është bërë me konsultim me Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, Ndërmarrjen Termokos dhe punëkryesin NN. Alzone,për shkak të projektit të rehabilitimit të sistemit të ngrohjes në qytetin e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Komuna ka lutur pjesëmarrësit në komunikacion që të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre duke shmangur tollovinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat