Prishtina, edhe këtë vit pa ligj

Prishtina

Prishtina, edhe këtë vit pa ligj

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 21:53
Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, vazhdon ende të mos ketë ligjin e veçantë që parashihet në nenin 13 të Kushtetutës së Kosovës.

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka formuar një grup punues i cili do të merret me draftin e parë të këtij ligji, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë.

Këto planifikime nuk dihet sa do të zgjasin, përkundër që Projektligji për Prishtinën është në agjendën legjislative të Qeverisë për këtë vit.

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se kur përfundon përpilimi i draftit të parë të këtij ligji, ky i fundit do të dërgohet në të gjitha institucionet relevante, duke përfshirë edhe shoqërinë civile .

Ai thekson se lidhur me këtë janë në bashkëpunim edhe me projektin “DEMOS”, projekt ky i përkrahur nga qeveria zvicerane, i cili do të ndihmoj në gjetjen e një eksperti dhe i cili do t’i sjelle përvojat më të mira nga vendet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat