Ahmeti: Situata në qytet është stabilizuar

Prishtina

Ahmeti: Situata në qytet është stabilizuar

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 11:20
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se pas vërshimeve të mbrëmshme situata në qytet është stabilizuar.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shprehet se vërshimeve në qytet i është gëzuar një parti politike.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Situata në qytet është stabilizuar edhe pse ka shume dëme nga vërshimet mbrëmë. Falënderojmë të gjitha ekipet e komunës dhe kompanitë që ishin në terren gjatë gjithë natës dhe posaçërisht qytetarët që treguan gatishmëri të ndihmojnë si vullnetare.

P.S. Një parti politike iu gëzua vërshimeve dhe si duket kanë shpresuar që të jetë edhe më keq, vetëm e vetëm që të lëshojnë një komunikate kundër qeverisjes komunale. S’kam koment!!!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat