Dënim 3,300 euro për manipulimet me patentë-shoferë

Prishtina

Dënim 3,300 euro për manipulimet me patentë-shoferë

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:04
Pamje nga seanca

Muhamet Karameta, Bekim Gjeli e Viola Mujaj-Sokoli kishin pranuar fajësinë dje. Dy të parët u dënuan me nga 4 muaj burg, por Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe e shndërroi dënimin në dënim me gjobë.

Tre punonjës të një ordinance në Prishtinë janë dënuar me 3,300 euro gjobë në akuzat se keqpërdorën detyrën zyrtare gjatë lëshimit të certifikatave mjekësore për kandidatët për patentë- shofer.

Prokuroria e Prishtinës akuzonte Muhamet Karametën, Bekim Gjelin e Viola Mujaj-Sokolin se disa herë radhazi kishin lëshuar certifikata të rreme për kandidatët për patentë-shofer.

Grupi prej gjashtë personash pretendohet se mashtruan qytetarë duke u premtuar se do pajiseshin me patentë-shoferë.

Sipas aktakuzës të akuzuarit nënshkruanin certifikatat në emër të mjekëve apo edhe lejonin që certifikatat të lëshoheshin pa u kryer të gjitha kontrollet mjekësore.

Tre të akuzuarit kanë pranuar fajësinë ndërsa gjatë matjes së dënimit Gjykata konstatoi se Muhamet Karametaj e Bekim Gjeli duhen dënuar me nga 1,500 euro gjobë, ndërsa e akuzuara Viola Mujaj-Sokoli duhet dënuar me 300 euro, shkuan kallxo.

Pjesë e grupit të të akuzuarve për patentë-shoferë janë edhe Nexhat Shala, Kadrush Kamberi e Ismet Muhaxheri.

Këta të fundit nuk e kanë pranuar fajësinë dhe procesi ndaj tyre pritet të vazhdojë në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat