Emërohen tre drejtorë të rinj në kabinetin e Shpend Ahmetit

Prishtina

Emërohen tre drejtorë të rinj në kabinetin e Shpend Ahmetit

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:35
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me vendimet që ka marrë dje më 26 korrik, ka emëruar tre drejtorë të rinj në kabinetin e tij.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se me vendim të kryetarit Ahmeti, drejtor i ri i Drejtorisë së Inspeksionit është emëruar Salih Zyba, drejtor i ri i Drejtorisë së Kulturës është emëruar, Besart Vllahinja, ndërkaq drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë është emëruar Ferat Makolli.

Në njoftimin e dërguar nga Komuna e Prishtinës, bëhet e ditur se të tre drejtorët marrin detyrën menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat