Hyseni: Rezultate të dobëta në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtina

Hyseni: Rezultate të dobëta në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 07:39
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni

(E plotësuar) - Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni ka thënë se Kosova nuk ka shënuar asnjë progres në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Hyseni këto deklarata i ka bërë gjatë takimit që ka mbajtur sot me përfaqësues të sigurisë të komunave të rajonit të Prishtinës.

 Situata me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore sipas ministrit Hyseni është e njëjta sikurse vitin e kaluar dhe ashtu siç edhe kishte raportuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

 Hyseni tha se duhet punuar më shumë tek përdorimi i drogës tek të rinjtë e sidomos tek moshat e reja.

 Edhe në Prishtinë Hyseni përmendi luftën ndaj terrorizmit që sipas tij është situatë për të cilën duhet krenuar.

 Lidhur me këtë çështje sipas Hysenit është bërë një punë e mirë nga institucionet e sigurisë por edhe nga bashkësitë fetare.

 Mirëpo ai theksoi se pavarësisht rezultatit të kënaqshëm kjo çështje nuk duhet të neglizhohet sepse siç tha ai “sepse në sulmet terroriste nuk ka garancion, sepse nuk ka indikacione por institutcionet e sigurisë dhe inteligjencës po bëjnë të pamundurën por asgjë nuk siguron që  të ketë siguri 100 përqind.

Hyseni diskuton për sigurinë në Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës, sot do të mbajë takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës.

Në këto takime, do të diskutohet për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimi i drogave dhe për parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Sipas njoftimit për media, në Komunën e Prishtinës do të marrin pjesë përfaqësuesit e forumeve nga komunat e këtij regjioni, si komuna e Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Obiliqit dhe komuna e Graçanicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat