Rrënohet shtëpia në Kolovicë: Familjarët kundërshtojnë vendimin

Prishtina

Rrënohet shtëpia në Kolovicë: Familjarët kundërshtojnë vendimin

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 20:33
Pamje nga video

Një shtëpi dy katëshe në Kolovicë, është rrënuar me vendim të komunës.

Mirëpo, banorët e kësaj shtëpie, familja Ahmeti, kundërshtuan këtë vendim madje vendosën që të qëndronin brenda shtëpisë.

Pas intervenimit të policisë familjarët u larguan dhe puna për rrënimin vazhdoi.

Njëri nga familjarët ka deklaruar që kishin një marrëveshje verbale me komunën e cila nuk u respektua, ndërsa në drejtorinë e inspeksionit thonë që nuk u ndoqën procedurat për të marrë lejen dhe u detyruan të marrin vendim për rrënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat