Komuna e Prishtinës ndërprenë punimet në kishën ortodokse

Prishtina

Komuna e Prishtinës ndërprenë punimet në kishën ortodokse

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 14:42
Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë pastrimet që janë bërë në kishën që gjendet në hapësirat e kampusit universitar, pasi komuna nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili tha se më shumë se një vit kanë bërë thirrje që palët të sjellin dokumentacionin relevant, transmeton KosovaPress. 

Lexoni postimin e plotë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit:

Drejtoria e Inspekcionit e Komunes se Prishtinës sot ka dal në vendin e ngjarjes te Kisha Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës pas shumë raportimeve se atje po punohet.

Drejtoria e Inspekcionit ka vërejtur disa persona duke punuar në pastrimin e objektit të cilët kanë refuzuar të legjitimohen. Është vërejtur se në emër të pastrimit është bërë gëlqerosje e disa murreve ku kanë qenë të shkruara parulla të ndryshme.

Komuna e Prishtinës ka ndërprerë këtë aktivitet dhe ka kërkuar nga personat e përfshirë që të sjellin gjithë dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e inspekcionit sot. Po ashtu kemi kërkuar në qoftë se ka ndonjë letër apo leje pune nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Komuna e Prishtinës nuk posedon asnjë dokumentacion rreth kësaj ndërtese. Qe më shumë se një vit kemi bërë thirrje tek të gjitha palët të sjellin dokumentacionin relevant, por kemi hasur në mospërfillje. Ne do ta zbatojmë ligjin sa i përket kompetencave të komunes dhe i ftojmë të gjitha palët dhe të gjitha institucionet që të funksionojnë në përputhje me Ligjin për Ndërtimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat