Banorët e dëbuar kërkojnë shpëtim nga Kadri Veseli

Prishtina

Banorët e dëbuar kërkojnë shpëtim nga Kadri Veseli

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 14:55
Përfaqësues të banorëve

(E plotësuar) - Banorët e lagjes “Dardania”, të cilët u dëbuan nga banesat, në të cilat kanë banuar tash e 16 vjet, i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës, për t’u takuar me kryetarin Kadri Veseli, nga i cili po kërkojnë që të ndalet dëbimi i tyre dhe vënien e drejtësisë.

Megjithëse kryetari nuk gjendej aty, ata i drejtuan një kërkesë për takim.

Shukri Maxhuni, banor i kësaj lagje, thotë se kanë bërë një kërkesë për t’u takuar me kryetarin Veseli, nga i cili do të kërkojnë zbatim të ligjit.  

Maxhuni: Ta ndërpresin dëbimin

“Për të bërë një takim shumë të shkurtër duke kërkuar nga ai, që të bëjë ndërprerjen e dëbimit nga banesat tona. T’i bëjë një shkresë drejtorit të ndërmarrjes banesore, për arsye se ne i kemi dorëzuar 10 mijë nënshkrime organit më të lartë legjislativ, që është kuvendi i Kosovës, deri ta shqyrtojnë dhe pasi që t’i shqyrtojnë, atëherë Kuvendi merr një vendim dhe është i plotfuqishëm, banorët do ta pranojmë. Ne kërkojmë nga ai që nesër  gjithsesi të takohen me përfaqësuesit e banorëve”, tha Maxhuni.

Maxhuni pret që kryetari Veseli do ta merr parasysh ligjin, i cili sipas tij, u lejon atyre që të qëndrojnë në këto banesa dhe t’i blejnë ato. E fajin për këtë situatë të krijuar, ai thotë se e kanë politikanët matrapazë, të cilët sipas tij duan t’i marrin banesat, ku ata kanë jetuar tash e sa vite.

Maxhuni: Politikanët matrapaz, po duan të na i marrin banesat

“Çdo bartës i të drejtës banesore, përkatësisht banorët të cilët janë duke banuar, shfrytëzuar kanë përparësi për me i ble banesat. Dhe këtu nëse edhe kryetari i Kuvendit nuk e merr parasysh ligjin, ne po duam shtet ligjor, ku formohen ligjet atëherë neve s’na kanë mbet asgjë tjetër si 800 mijë shqiptar që i kemi me dal azil. S’ke ku shkon, s’kanë ku shkojnë banoret. Tortura që i është bërë unë jam demonstrat i 81- shit. Lotsjellësi që është hudhur na kujton demonstratat e 81 shi dhe skenat Millosheviqiane që i janë bërë pa fajin e policisë sonë. Fajin e politikanëve apo matrapazëve që dojnë ato banesa me i marrë“, tha Maxhuni.

E Idriz Haxholli  74 vjeçar, i cili vjen nga fshati Marec, tregon skenat të cilat ai i kishte përjetuar në momentin e dëbimit nga banesa, në të cilën ai ka jetuar tash e sa vite.

Haxholli: Le të na kallxon Shpend Ahmeti pse po na qet

“Le të vjen Shpend Ahmeti le të na kallxon për çka po na qet. A është e vlefshme a s’është me i lëshu na banesat. Jo jemi ardh me iu qit, a po a shkelna krejt mytna. Kur erdhën specialcat tu na shkel. Unë u kapa për dere gati mi thyen gishtat, mi prishen sytë deri tash në spital jam kanë”, tha ai.

Image

Banorët e larguar nga banesat e uzurpuara largohen nga hyrja e Kuvendit

Banorët e larguara nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania” janë larguar nga hyrja e Kuvendit.

Ata kanë bërë një kërkesë që të takohen nesër me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, i cili nuk gjendej në Kuvend.

Ata kanë kërkuar nga i pari i Kuvendit që të ndërpresë dëbimin e banoreve nga banesat ku kanë jetuar deri më tani.

Ata thonë se kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend dhe të merret një vendim për këtë.

Përfaqësues të banorëve të larguar nga banesat e uzurpuara duan takim me Kadri Veselin

Përfaqësues të banorëve të cilët sot Policia i ka larguar nga banesat e uzurpuara kanë arritur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata dëshirojnë që të takohen me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

 Ata janë duke pritur para hyrjes së Kuvendit për të marrë një përgjigje nëse do të takohen me Veselin.

Por Veseli sot është duke qëndruar në Krushë të Madhe për të parë nga afër punët në bujqësi në këtë fshat.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat