Banorët e Dardanisë: Shpend Ahmeti na i la fëmijët pa shkollë

Prishtina

Banorët e Dardanisë: Shpend Ahmeti na i la fëmijët pa shkollë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 23:34
Përfaqësuesi i banorëve të dëbuar nga ndërtesa në lagjen Dardania në Prishtinë

Përfaqësuesi i banorëve të dëbuar nga ndërtesa në lagjen Dardania në Prishtinë, ka thënë se përgjegjësinë për dëbimin e tyre e ka kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në një lidhje direkte gjatë emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, Muçolli ka thënë se për shkak të Ahmetit, fëmijët e kësaj ndërtese nuk po shkojnë në shkollë.

Shpend Ahmeti na i la fëmijët pa shkollë. Për shkak të tij fëmijët s’po shkojnë në shkollë. Kjo është turp.

Ata në orët e vona të së premtes, kanë qëndruar pranë banesave të tyre në këtë lagje, duke kërkuar që vendimi i Gjykatës për t’i larguar nga aty të anulohet.

“Jemi dalë këtu që t’i kërkojmë shpend Ahmetit dhe Nexhat Kryeziut që ta ndërpresin urdhrin për dëbimin tonë nga shtëpitë tona. Kërkojmë nga ai që të dalë me një deklaratë dhe të prononcohet. S’do të ndalemi derisa të kthehemi”, ka thënë Muçolli.

Ndërtesat ku ata po qëndrojnë që nga koha e pas luftës, i takojnë një ndërmarrjeje publike dhe nuk janë pronë e banorëve që po jetonin aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat