Arban Abrashi nuk e mohon se do të kandojë për kryetar të Prishtinës

Prishtina

Arban Abrashi nuk e mohon se do të kandojë për kryetar të Prishtinës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:06
Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në emisionin “Komiteti” ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar komune në Prishtinë.

Abrashi, i cili përfaqëson gjeneratën e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë do të ishte kandidat i përshtatshëm për kryetar komune të Prishtinës, pasi që mungesa e një kandidati të ri ishte njëra ndër arsyet pse LDK dështoi ta rifitonte Prishtinën, ka thënë se në partinë e tij ende nuk ka asnjë diskutim zyrtar rreth kandidatit për kryetar të Prishtinës.

“Nuk jam natyrë që imponohem. Kur të vjen koha për diskutimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, edhe unë do të jem pjesë e diskutimeve”, ka thënë Abrashi në “Komiteti”.

I pyetur nëse do të duhet zgjedhur një kandidat më i ri në moshë nga ana e LDK-së për t’iu kundërvënë Shpend Ahmetit, Abrashi ka thënë se kërkesa e qytetarëve është që të jetë një kandidat i ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat