Shpend Ahmeti nuk e di nëse do të rikandidojë për kreun e Prishtinës

Prishtina

Shpend Ahmeti nuk e di nëse do të rikandidojë për kreun e Prishtinës

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 21:30
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën të ditur se ende nuk ka vendosur nëse do të rikandidojë për pozitën në të cilën është tani në zgjedhjet e ardhshme.

Ai në një intervistë dhënë televizionit publik foli edhe për objektin e kishës ortodokse serbe.

Me këtë rast, Ahmeti ka ftuar të gjitha partitë politike, bashkësitë fetare dhe shoqërinë civile që të debatojnë për këtë objekt, të cilin ai heziton ta quaj edhe kishë.

“U bëj ftesë partive politike, bashkësive fetare, shoqërisë civile, që të hapim një debat para se të hyjmë në diskutime më të gjera, se çfarë simbolike ka ky objekt të cilin hezitoj ta quaj edhe kishë”, tha Ahmeti.

I pari i Prishtinës, foli edhe për banorët e larguar nga lagja Dardania nga banesat e uzurpuara.

Ai tha se në atë lagje ka edhe familje politikanësh dhe raste të rënda sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat