Ibrahimi mban konferencë për media për çështjen “Dardania”

Prishtina

Ibrahimi mban konferencë për media për çështjen “Dardania”

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 10:34
Hamdi Ibrahimi

Kryetari i Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me dëbimin e banorëve nga banesat në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë Ibrahimi në konferencë do të flas edhe lidhur me deklaratat e fundit të kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ditët e fundit ka pasur deklarata akuzuese ndaj njëri-tjetrit në lidhje me çështjen e këtyre banesave.

Konferenca për media e Ibrahimit do të mbahet në objektin A , salla O, në Pallatin e  Drejtësisë, duke filluar nga ora 15 e 30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat