Përplasje dhe kundërsjtime për buxhetin 32 milionësh të Prishtinës

Prishtina

Përplasje dhe kundërsjtime për buxhetin 32 milionësh të Prishtinës

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 18:45
Kuvendi Komunal i Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës pas tri orësh diskutimi dhe përplasje mes vete kanë votuar buxhetin e komunës.

Për buxhetin 62 milionësh euro të vitit 2017,  për kanë votuar 40 asamblistë, tre kundër dhe pesë kanë abstenuar.

 Para se të miratohej buxheti ka pasur një debat të ashpër ndërmjet asamblistëve ku kundërshtime ka pasur më së shumti nga ata të PDK-së, LDK-së por edhe nga Partia e Fortë.

Këta janë brengosur për buxhetin e vogël për Drejtorinë e Kulturës.

Në fillim të seancës së Kuvendit komunal është kërkuar zëvendësim në pikat e rendit të ditës nga anëtari Ibrahim Mehmetaj por që nuk është votuar nga asamblistët e PDK-së dhe LDK-së.

Shefki Gashi nga LDK tha se dikush po mundohet të bëjë mjegull për përfitime të tyre. Me këtë rast  ai përmendi edhe atë se dihet se kush i ka votat.

Gashi: Dikush po donë mjegull, e me përfitu në forma të ndryshme

“Por kjo far bllokade po len të kuptohet që dikush po don mjegull. Mjegull po donë për me përfitu në forma të ndryshme dhe nuk jemi asnjë budall që mos me kuptu se kush çka është ka bon”, tha Gashi.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Gashi: Numrat nuk i keni as ju e as na

Ahmeti: Hajde e provojmë kush i ka numrat

 Kur erdhi koha te votimi i buxhetit, Ahmeti tregoi se të hyrat vetanake janë lehtësuar dhe se komuna e Prishtinës është ndikuar edhe nga vendimi i Qeverisë së Kosovë që të ndahen edhe grante prej 4 milionë euro për komunat e vogla.

Ahmeti: 62 milionë euro i ndahen Prishtinës për buxhetin 2017

 “Kësaj radhe Ministria e Financave ka vendosur që buxheti i Prishtinës dhe qarkorja të jenë të përcaktuar në masën prej 62 milionë euro. Por duhet të potencojmë që edhe kategoritë  brenda buxhetore, pagat dhe mëditjet, mallrat dhe shërbimet, investimet kapitale janë përcaktuar si kufi nga Ministria e Financave. Këtë vit përveç  faktit që të hyrat vetanake janë lehtësuar më pak komuna e Prishtinës është ndikuar edhe nga një vendim i Qeverisë së Kosovës që të ndahen nga granti i përgjithshme të ndahen 4 milion euro për komunat e vogla”, tregoi Ahmeti.

 E asamblisti i LDK- Flamur Shala, tha se tani është edhe fundi i qeverisjes në kuptimin mandator, por ai dëshiron që mos të ketë dështime të kësaj qeverisje si ato të vitit 2015-të.     

Shala: Dëshirojmë që të mos i kemi ato dështime që ka pas kjo qeverisje

 “Është viti i fundit i qeverisjes në kuptimin mandator dhe të shohim së paku dëshirojmë që të mos i kemi ato dështime që i ka pas kjo qeverisje në vitin 2015, në saje të mos realizimit ose të themi të dështimit të madh të projekteve buxhetore”, tha Shala.

Përderisa Shala flet për fundin e qeverisjes së Vetëvendosjes në kuptimin e mandatit, shefi i grupit Pralmentar të PDK-së Lirak Çelaj ka përshtypje se  kjo qeverisje nuk do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

Çelaj: Kjo qeverisje është pajtuar me humbjen, më mirë të tërhiqen

 “Mendoj që ky buxhet edhe si buxhetet tjera, po s’paku buxhetet tjera ka pas disa projekte të cilat kanë mundur ta mbajnë një shpresë për zhvillim por edhe ato nuk kanë garantuar ndonjë zhvillim të qytetit...unë e kam përshtypjen që kjo qeverisje e ka pa që nuk do t’i fitojë zgjedhjet ee ardhshme dhe dëshmi e kësaj është edhe përpilimi i kësaj kornize afatmesme 2017-2019..Nëse këta janë pajtuar me humbjen më mirë është që të tërhiqen sesa ta mbajnë peng qytetin”, tha Çelaj.

Nga buxheti 62 milionë sa janë përcaktuar për Prishtinën, me shumën që ka ndarë kjo e fundit për Drejtorinë e Kulturës, nxiti debat e reagime ironike nga Partia e Fortë.

Arifaj: Shuma e ndarë për kulturën, tregon se qytetarët e Prishtinës janë tepër të kulturuar

 “Jam i befasuar me modestinë që është shfaq në buxhetin e planifikuar për vitet e ardhshme...jam i lumtur që këto pasoja i ndien Drejtoria e Kulturës që tashmë e ka një buxhet me quajt modest apo simbolik, social. Më vjen mirë që kulturës i bie me pas reduktim se kjo i tregon që qytetarët e Prishtinës janë vetë tepër të kulturuar dhe nuk kanë nevojë për shpenzime të mëdha në kulturë”, është shprehur Arifaj.

Për të arsyetuar ndarjen e shumave për drejtoritë, Ylli Hoxha mori fjalën për të arsyetuar. Ai tha se ndarja e buxhetit është e imponuar, dhe se Prishtina është e diskriminuar thellë në shpërndarjen buxhetore.

 Ai u ka thënë asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së se pse nuk po insistojnë te  Qeveria e Kosovës për ta proceduar Ligjin për Prishtinën por po bëhet insistim ndaj kryetarit të komunës.

Hoxha: Pse nuk bëni insistim ndaj Qeverisë për ligjin e Prishtinës sikur insistimin ndaj Shpendit

 “Ndarja e buxhetit është e imponuar...dhe mua më vjen keq që Prishtina nuk po arrin të bëjë një kapërcim buxhetor. Mendoj që Prishtina është e diskriminuar thellë në shpërndarjen buxhetore...e kuptoj insistimin ndaj Shpendit, por a e keni këtë insistim ndaj Qeverisë që të aprovojë ligjin për Prishtinën”, tha Hoxha.

Përplasje fjalësh pati edhe mes kryesuesit të Kuvendit Komunal, Halim Halimi, dhe kryetarit Shpend Ahmeti ku Halimi i drejtohet kryetarit me atë se krejt çfarë ka bërë ai është ‘kungjat’ dhe shujtat.

Kjo e nervozoi kryetarin Ahmeti, i cili mori fjalën në foltore duke i kujtuar kilometrat e asfaltuar e në mesin e të cilave i përmendi edhe rrugët e shtruara në fshatin e kryesuesit.

Ahmeti: E ke lehtë me lëshu fjalë kryesues, edhe rrugën në fshat tëndin e kemi shtru

“Më nxite tash. Hajde të tregom sa kilometra rrugë i keni qit. Pse mos më bërtit? A është  kryesues i gjitha subjekteve politike, apo është asamblist i LDK-së?Bilem ne kemi shtuar asfalt. Sa kilometra rrugë i ke shtuar, hajde kallxo sa kilometra i ke shtru për 14 vjet. Sa kilometra ndriçim e keni bërë. Se lehtë është me lëshu fjalë këtu kryesues. Trego sa persona i ke punësuar me rekomandim në arsim.  Marre, hajde shkojna e kshyrmi asfaltin që e ke shtru ti. Po edhe te katuni yt e kemi shtru senet që nuk i ke shtru ti as për fshatin tëndë. Qysh ulu, që spo ulna, çka a donë me me kallxu a të keshi a mos të keshi. Mos e teproni se ju ngova këtu për të pavërteta që i thatë. Marre duhet me ju ardh” është shprehur Ahmeti.

Ndryshe në këtë seancë, u bë edhe betimi i asamblisti Fisnik Osmani nga LDK, dhe u bë miratimi i i pikave tjera të rendit të ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat