Kisha e Kosovës pret vizitën e Papës në Prishtinë

Prishtina

Kisha e Kosovës pret vizitën e Papës në Prishtinë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:08
Ilustrim

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës në Prizren, Don Shan Zefi ka folur për gazetarë spanjollë, të cilëve u ka thënë se beson fuqishëm në njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Shan Zefi ka thënë se tashmë kanë filluar të punojnë për vizitën e Papa Frençesko vitin e ardhshëm, kur do të kanonizohet katedralja “Nënë Tereza”, në përvjetorin e parë të shenjtërimit të Nënës Terezë, transmeton Koha.net.

“Ne presim njohje të shpejtë nga ana e Vatikanit”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se janë në pritje të konfirmimit zyrtar të vizitës së Papës, transmeton Koha.net

Njëjtë edhe ministri Enver Hoxhaj për gazetarët spanjollë ka thënë se Kosova është e interesuar që të ndërtojë marrëdhënie diplomatike me Vatikanin dhe të shkëmbejë ambasadorët me Selinë e Shenjtë.

“Po i shpërfaq pritjet tona, se sa e rëndësishme do të ishte për identitetin tonë vizita e Papës në Kosovë”, ka thënë kryediplomati kosovar, teksa ka shtuar se “për ne është Selia e Shenjtë është më shumë e rëndësishme se sa për vendet tjera të Ballkanit, pasi ka ndihmuar kosovarët përgjatë historisë, në shekuj në ndryshëm”, shtoi ai.

Me tej gazetarëve u është thënë se qytetarët e Kosovës janë të impresionuar me Papën e ri dhe karizmin e tij, duke ritheksuar rëndësinë e vizitës së tij në Kosovë, që mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat