LDK-ja e Prishtinës kritikon qeverisjen e Shpend Ahmetit

Prishtina

LDK-ja e Prishtinës kritikon qeverisjen e Shpend Ahmetit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:36
Pamje nga konferenca

(E plotësuar)

Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, në një konferencë për media kanë adresuar disa çështje për siç thonë ata, dështimet e qeverisjes komunale.

Për këto dështime të qeverisjes komunale, LDK kritikoi qeverisjen e Shpend Ahmetit,  pasi që kjo e fundit sipas tyre nuk ka mirëmbajtur sinjalizimet horizontale dhe vertikale në rrugët, parkingjet dhe hapësirat tjera të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj konference, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin Komunal Agim Gashi,  si dështim tjetër të qeverisjes aktuale në Prishtinë, i ka përmendur edhe rrugët e qytetit duke vënë theksin në pjesët rurale, ku sipas tij, këto rrugë nuk janë mirëmbajtur që nga vitet 2012-2013.

Gashi tha se bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmërisë në rrugë si dhe pengon lëvizjen normale të këmbësorëve dhe automjeteve.

“Njëra nga dështimet e radhës të qeverisë së kryetarit Ahmeti është edhe mirëmbajtja e sinjalizimit apo mos mirëmbajtja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugët dhe hapësirat tjera në komunën e Prishtinës. Bazuar në Ligjin për Siguri në Komunikacion, komuna është përgjegjëse për mirëmbajtjen në këtë fushë qoftë sinjalizimi horizontal, qoftë ai vertikal në të gjitha rrugët lokale dhe hapësirat që janë në kompetencë të saj. shumë rrugë të qytetit e sidomos ato të pjesës rurale, që nga viti 2013 nuk janë mirëmbajtur në këtë aspekt...Bazuar në Ligjin për Siguri në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmërisë  në rrugët tona, pengon lëvizjen normale të këmbësorëve dhe automjeteve  dhe bie ndesh me standardet ndërkombëtare dhe drejtpërsëdrejti konsiderohet shkelje ligjore dhe të drejtave të njeriut”, tha Gashi.

 

Që nga viti 2015 Komuna e Prishtinës sipas Gashit nuk kishte kontraktuar asnjë kompani përkatëse për mirëmbajtjen në këtë fushë, e sipas tij kjo erdhi nga pakujdesia dhe keqmenaxhimi pasi që Komuna i kishte të planifikuara 200 mijë euro.

“Gjatë vitit 2015 komuna e Prishtinës nuk ka kontraktuar asnjë kompani përkatëse për mirëmbajtjen në këtë fushë, si rezultat i pakujdesisë dhe keqmenaxhimit edhe pse i ka pasur të planifikuar 200 mijë euro. Gjatë vitit 2016 është lidhur një kontratë për një kompani përkatëse por sasia e kontraktuar ka qenë aq e vogël saqë nuk ka përmbushur kërkesat as për së afërmi. Kjo do të thotë se edhe në këtë vit rrugët e Komunës së Prishtinës janë të pa mirëmbajtura në aspektin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal. Sipas informatave që kemi komuna tani ka përgatitur për të shpallur një tender në këtë fushë, por sa shihet përshkrim të projektit konstruktimi është bërë vetëm në pjesën urbane duke u anashkaluar rrugët e pjesës rurale. Sinjalizimi horizontal nuk mund të realizohet gjatë sezonit dimëror por vetëm gjatë sezonit veror, dhe kjo punë që po bëhet në këtë Komunë kësi soji nuk do koment”, tha Gashi.

 

Në pyetjen se pse LDK si opozitë nuk kishte reaguar më herët për mirëmbajtjen e rrugëve, Gashi tha se ata kanë planin e tyre dhe dinamikën e thirrjes së konferencave dhe reagimeve

Gashi në këtë konferencë ka ritheksuar që Komuna e Prishtinës është e obliguar që rrugët dhe hapësirat  përkatëse t’i mirëmbajë gjatë 24 orëve dhe gjatë 12 muajve të vitit, pa i krijuar vetes komoditet

LDK: Mosmirëmbajtja e rrugëve në Prishtinë, rrit rrezikshmërinë

Grupi i Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, në një konferencë për media kanë adresuar disa çështje për siç thonë ata, dështimet e qeverisjes komunale.

Kritika ndaj qeverisjes së Shpend Ahmetit ka pasur rreth mirëmbajtjes së sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugët I, parkingjet dhe hapësirat tjera të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj konference, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në kuvendin komunal Agim Gashi,  si dështim tjetër të qeverisjes aktuale në Prishtinë e ka përmendur edhe rrugët e qytetit duke vënë theksin në pjesët rurale, ku sipas tij, këto rrugë nuk janë mirëmbajtur që nga vitet 2012-2013.

Gashi tha se bazuar në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, mos ofrimi i këtij shërbimi ngrit shkallën e rrezikshmërisë në rrugët tona, pengon lëvizjen normale të këmbësorëve dhe automjeteve.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës është e obliguar të mirëmbajë rrugët dhe hapësirat përkatëse t'i mirëmbajë gjatë plotë 24 orëve përgjatë 12 muajve të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat