Asamblistët e LDK-së akuzojnë udhëheqjen e Prishtinës për dështime

Prishtina

Asamblistët e LDK-së akuzojnë udhëheqjen e Prishtinës për dështime

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:13
Kuvendi Komunal i Prishtinës, foto arkiv

Këshilltarët e LDK-së në komunën Prishtinës, përmes një kumtese, për medie kanën thënë se kthimi në rishqyrtim i vendimeve mbi planet rregulluese nga ana e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vendime që kishin dalë si të aprovuara nga Kuvendi i Prishtinës, përkatësisht nga grupi i VV me grupet e koalicionit, është edhe një dështim i kryetarit dhe i administratës së Komunës së Prishtinës.

Të njëjtat vendime, Ministria ia ktheu Komunës për rishqyrtim për të katërtën herë me radhë, mbështetur në Ligjin për Planifikim Hapësinor, I aprovuar në vitin 2013. 

Grupi i LDK-së në Asamblenë komunale konsideron se qytetarët e Prishtinës duhet të jenë të informuar dhe të njoftuar se tash e sa herë, dështimi i procedimeve të vendimeve për Planet rregulluese vjen nga shkelja e Ligjit dhe përpjekjeve të udhëheqjes së Prishtinës për t’i mbuluar dështimet për tri vjet me radhë të qeverisjes në kryeqytet./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat