Nesër hapet panairi “Blej Shqip”

Prishtina

Nesër hapet panairi “Blej Shqip”

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 22:22
Foto arkiv, panairi “Blej Shqip”

Nesër më 27 nëntor, në ora 10:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të bëhet hapja e panairit “Blej Shqip”.

Ky panair organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve në vijim në të do të ekspozojnë mallra mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.

Panairi do të hapet zyrtarisht nga Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit të Shqipërisë, Milva Ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat