Fillon stolisja e Prishtinës për festat e fundvitit

Prishtina

Fillon stolisja e Prishtinës për festat e fundvitit

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 22:03
Sheshi i Prishtines

Ka filluar ndriçimi i shesheve për festat e fundvitit në Komunën e Prishtinës.

Tashmë në shesh është stolisur dhe bredhi, derisa Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur për median, se ndezja e dritave për festat e fundvitit do të bëhet të premtën në mënyrë solemne.

Ngjyrat të cilat dominojnë këtë vit janë e  kuqja, e verdha dhe e bardha derisa kompania e cila ka fituar tenderin për dekorimin e qytetit është ‘’Anea’.

Kjo kompani ka dhënë ofertën prej 40 mijë eurosh për ta stolisur qytetin ndonëse komuna për këtë punë ka ndaarë 50 mijë euro.

Për më shumë ja dhe pamja gjatë dekorimit dhe stolisjes së bredhit në sheshet e Prishtinës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat