E tmerrshme: Ja si drogohen nxënësit në Prishtinë

Prishtina

E tmerrshme: Ja si drogohen nxënësit në Prishtinë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 13:03
Pamje nga video

Nxënësit në Kosovë, pos që nuk po mësojnë dhe po braktisin orët e mësimit, ata janë bërë edhe konsumues të mëdhenj të substancave narkotike. Vetëm në një ngushticë të vogël në rrugën “Zenel Salihu”, në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, janë parë dhjetëra nxënës duke pirë marihuanë.

Këta nxënës janë parë duke konsumuar “bari” gjatë kohës sa po mbahej procesi mësimor, rreth orës 11:00.

Media posedon disa fotografi dhe video të ndryshme ku shihen duke pirë marihuanë, mbi një plato, në afërsi të banesave.

Nxënësit në bazë të uniformave besohet që janë të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Fotografitë janë realizuar në kohë të ndryshme gjatë stinës së vjeshtës, ndërkohë që video është regjistruar këtyre ditëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat