Arrin në 1500 numri i ekzaminimeve për kancerin e qafës së mitrës në Prishtinë

Prishtina

Arrin në 1500 numri i ekzaminimeve për kancerin e qafës së mitrës në Prishtinë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 14:47
Pamje nga konferenca për kancerin e qafës së mitrës

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi bëri të ditur se gjatë tre muajve, që kur ka nisur skriningu për kancerin për kancerin e qafës së mitrës, janë realizuar 1500 ekzaminime dhe se një numër rastesh të kancerit në fazën e parë kanë mundur të shërohen.

Para 3 muajsh ka filluar skriningu për kancerin e qafës së mitrës, përmes të cilit pacientet potencialisht të shëndosha kontrollohen si masë parandaluese ndaj sëmundjes eventuale. Deri sot janë ekzaminuar 1500 gra në Komunën e Prishtinës. Nga ky numër, 10.4% e grave kanë rezultuar me ndryshime të natyrave të llojllojshme. Nga kjo shifër, disa nga gratë e ekzaminuara janë zbuluar se kanë kancer në fazën e parë, dhe me intervenimet më të thjeshta me kosto shumë më të vogël, ato do të shërohen.

Ky skrining do të vazhdojë dhe do të bëhen edhe skriningje tjera në mënyrë që parandalimi dhe vetëdijesimi të mbeten synimet kryesore të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt në mes të tjerash ka treguar se bashkëpunimi korrekt ndërinstitucional, çdo herë shoqërohet me rezultate konkrete dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe parandalimin efikas të shumë problemeve me të cilat përballet shëndetësia./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat