Prishtina - Kryeqyteti i dritave

Prishtina

Prishtina - Kryeqyteti i dritave

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 20:25
Pamje nga sheshi

Sonte u bë ndezja solemne e dritave përgjatë shesheve në kryeqytet, aktivitet ky i cili mblodhi shumë qytetarë për të parë gjestin simbolik të ndezjes së dritave përmes butonit që shtypi kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se ndezja e dritave përgjatë shesheve, është një ndër aktivitetet e planifikuara për fund vit dhe kjo u bë e mundur nga komuna, por edhe me ndihmën e disa bizneseve. Ahmeti shtoi se gjatë vitit të kaluar, pronarët e restoranteve dhe kafeterive kanë pasur rritje të frekuentimit nga qytetarët, andaj ai tha se ky shpenzim e arsyeton fitimin e një tjetri.

Ahmeti: Fëmijët kanë qejf të kalojnë dhe të shohin ndriçime të tilla

“Sot patëm kënaqësinë që t’i ndezim dritat e vitit të ri. Kjo është pjesa e aktiviteteve që i kemi organizuar në këtë fund vit, natyrisht duke filluar nga tregu dimëror, i cili ka një numër të madh të qytetarëve, ndërsa sot siç po e shihni edhe prapa meje i gjithë Sheshi “Nëna Terezë” e deri përtej Sëiss Diamond-it, është i ndriçuar me drita, një pjesë e madhe nga Komuna, por ka edhe biznese, të cilat kanë participuar, vitin e kaluar për shkak të dritave ju kish rrit puna shumë edhe restoranteve edhe kafeterive këtu. Kështu që mendoj që edhe sot e justifikojmë këtë shpenzim, duke e ditur që fëmijët kanë qejf të kalojnë dhe të shohin edhe ndriçime të tilla. Prandaj gjithë qytetarëve të Prishtinës ju uroj këtë fund vit sa më të bukur, të vijnë sa më shumë në sheshet e Prishtinës të kalojnë kohë këtu në këto drita”, tha i pari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Para ndezjes së dritave përgjatë shesheve në kryeqytet, grupi i fëmijëve “Xixëllonjat” kënduan këngë krishtlindjesh, me të cilat edhe sollën ngrohtësinë e kësaj kohe të vitit, stinës më të ftohtë, por njëkohësisht që sjell më së shumti ngrohtësi përmes aktiviteteve të shumta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat