Ahmeti: Sivjet do të ndahen 50 banesa për familjet në gjendje të rëndë sociale

Prishtina

Ahmeti: Sivjet do të ndahen 50 banesa për familjet në gjendje të rëndë sociale

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 12:51
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës prezantoi sot punën që ka bërë komuna gjatë vitit 2016

I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti u shpreh i kënaqur me punën e të gjithë  drejtorive. Ai përmendi ardhjen e autobusëve të rinj, ndërtimin e 50 banesave për familjet në nevojë, investimet të shumta në mjekësinë familjare e shume punë tjera.

“Është viti i tretë që po japim llogari mbi premtimet tona mbi punën që kemi bërë për qytetarët. Ne i kemi bërë 12 raporte për të gjitha drejtoritë. Sot arrijnë autobusët e parë në Prishtinë, shpresoj që nuk do të ndalen në doganë. Sivjet do t’i ndajmë 50 banesa për familje që janë në gjendje të rëndë sociale. Dua ti falënderoj drejtorët e të gjitha drejtorive që kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha ndër të tjera kryetari.

Fitore Pacolli shefe e kabinetit të komunë së Prishtinës bëri prezantimin e punës së drejtorisë së Shëndetësisë.

“Në Prishtinë jemi mundu që ta kthejmë besimin e qytetarëve në drejtorin e shëndetësisë. Prioritetet e kësaj drejtorie kanë qenë burimet njerëzore, përmirësimi i infrastrukturës, shërbime cilësore dhe shërbime të reja” tha ajo.

Ajo tregoi se gjatë këtij viti janë rinovuar të gjitha qendrat e ShMF-së dhe ShMKF-së.

“Kemi pajisur të gjitha qendrat e mjekësisë familjare. Ne jemi përkujdesur që në qendrat e mjeksisë familjare të kenë mundësinë të kryejnë shërbime me të gjithë edhe personat me aftësi të veçanta ku kemi instaluar ashensorët në dy qendra”, tha Pacolli.

Ndërsa Hysen Durmishi nga Drejtoria e Infrastrukturës tha se krahasuar me gjendjen që kanë gjetur në komunën e Prishtinës ata menjëherë kanë filluar të ndërtojmë rrugë, kanalizime e shumë të tjera.

“Ne filluam komunikimin me qytetarët për t identifikuar më shumë problemin. Qytetaret janë bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes në komunën e Prishtinës”, tha duke prezantuar një numër të madh investimesh në komunën e Prishtinës.

Ahemti në fund të prezantimit tha se ka mbetur premtimi për 24 orë ujë. Ai tha se kjo do të ndodhë shumë shpejt sepse “kemi pas pengesa të ndryshme për realizimin e këtij premtimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat