Ahmeti: Këtë vit kemi punuar përtej zotimeve tona

Prishtina

Ahmeti: Këtë vit kemi punuar përtej zotimeve tona

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 15:41
Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka prezantuar sot raportin për punimet gjatë vitit 2016.

Me këtë rast i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti tha se  nga 12 premtime sa ka bërë për këtë vit, Komuna e Prishtinës ka realizuar më shumë se aq.

Gjatë prezantimit të raportit, Ahmeti tha se sot arrijnë autobusët e parë në Prishtinë.

I pari i komunës foli edhe për mirëqenien sociale, fushë kjo për të cilën tha se kabineti i tij ka arritur që të ndajë 50 banesa  në mënyrën më transparente të mundshme.

Ahmeti: Sot arrijnë autobusët e parë

“Ne kemi një kontratë qoftë të pa nënshkruar, por patjetër se  të shkruar, sepse i kemi dhënë 12 zotime, kemi punuar në ato 12 zotime, kemi punuar përtej atyre zotimeve...Mund të iu them se sot arrijnë autobusët e parë në Prishtinë, mos t’i ndalshin në doganë...Për mirëqenien sociale po i ndajmë 50 banesa sociale, sivjet në mënyrën më transparente të mundshme, 320 familje kanë aplikuar për 50 banesa. I kemi ftuar me organizata të shoqërisë civile, me eksperta të fushës, ta monitorojnë këtë proces...Kemi nënshkruar një marrëveshje të madhe me qeverinë austriake, për një milionë e gjysmë euro, që i japim na, për 1 milion e 800 mijë qeveria austriake. Ku do të ketë grante për komunën e Prishtinës, për bujqit”, tha Ahmeti.

Image

Shefja e Kabinetit të Komunës, Fitore Pacolli tha se besimi i qytetarëve pati rënë  kohëve të fundit, sa i përket trajtimit që iu ofrohet në qendrat e mjekësisë familjare.  Ajo tregoi për tri prioritetet e Drejtorisë së Shëndetësisë.

Pacolli: Jemi fokusuar në tri prioritete

“Drejtoria e Shëndetësisë është fokusuar në tri prioritete kryesore, prioriteti i parë ka qenë në burimet njerëzore dhe zhvillimi  i vazhdueshëm profesionale; prioriteti i dytë ka qenë përmirësimi i infrastrukturës; prioriteti i tretë, shërbime cilësore dhe shërbime të reja...Kështu, në bashkëpunim me personelin shëndetësor, kemi bërë shpërndarjen e të gjithë stafit shëndetësor duke u bazuar në nevojat e Qendrave të Mjekësisë Familjare, ku kemi më shumë pacient, ku kërkesat janë shumë të mëdha dhe në bazë të  profesionit të mjekëve që kanë qenë të vendosur nëpër qendra...Ne jemi fokusuar në burimet njerëzore dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional sepse vesojmë se çfarëdo investimi, qoftë në infrastrukturë, qoftë në blerjen e barnave apo në blerjen e pajisjeve të ndryshme apo shtimin e shërbimeve të reja, nuk do të kishte sukses. Sikurse, nuk do ish im marr me burimet njerëzore dhe stafin që punon me orar të plotë”, tha Pacolli.

Image

Ajo tha se janë renovuar pothuajse të gjitha QMF-të dhe AMF-të.

Ajo përmendi shtimin e  laboratorëve, radiologjitë dhe instrumentet e stomatologjisë.     

Në anën tjetër, drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave Hysen Durmishi, tha se gjatë këtyre tri viteve nuk është bërë asnjë cent investim nga Ministria e Infrastrukturës, në kuadër të qeverisë së Kosovës.

Sipas tij kjo  është thjeshtë një mosangazhim i qeverisë, vetëm për inate pse VV udhëheq me komunën e Prishtinës.

Durmishi: Përmbyllja financiare  e buxhetit është 98.88%

“Pa investime nga niveli qendror është shumë e vështirë, dhe jemi rasti i vetëm në Kosovë që si komunë, këto arritje që i kemi bërë, i kemi bërë me buxhetin  e komunës, pa investime dhe përkrahje nga niveli qendror. Buxhetin e kemi pasur 7 milionë e 560 mijë euro dhe kemi pasur 3 milionë e 77 mijë euro, bartje nga viti i kaluar, gjithsej 10 milionë e 637 mijë euro. Në fund të vitit, në mbylljen e vitit fiskal ne kemi arritur që të realizojmë buxhetin 98.88 %, afër 99 %, që është një shifër e jashtëzakonshme... Për çudi, sivjet e pash buxhetin dhe në buxhetin për komunën e Prishtinës, në buxhetin e ministrisë së Infrastrukturës, ishin futur disa projekte për komunën e Prishtinës... Viti 2017 është vit elektoral dhe Qeveria e Kosovës po i bënë disa projekte që të thonë se edhe ata tani kanë filluar të investojnë në komunën  e Prishtinës”, tha Durmishi.

Image

Durmishi tha se gjatë këtij viti është bërë rikonstruimi i kulmeve të shkollave, rregullimi i oborreve, instalimi i ngrohjes nëpër to dhe terreneve sportive, ndërtimi i sallës në Barilevë etj.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur edhe për hapjen e çerdheve publike në kryeqytet. Ai tha se  në këtë drejtim komuna ka arritur që të dyfishojë numrin e tyre.

Ahmeti: E kemi dyfishuar numrin e çerdheve

Image

“Në tre vitet e para ne kemi gjetur Prishtinën me 7 çerdhe publike. E kemi hapur çerdhen e parë në fshat, në Prishtinë. Kemi hap çerdhen e parë në Hajvali, kemi hapur çerdhen e parë në lagjen ‘Mati’ dhe tash së fundmi çerdhen e re në Dragodan. Është përfunduar çerdhja në Sofali e cila pritet të hapet këto ditë. Po përfundohet çerdhja e parë publike në ‘Kodrën e Trimave’, investim mbi 400 mijë euro, një çerdhe me të vërtet shumë e bukur. Jemi tu e hap çerdhen në Tophanën. Me ç’rast po e dyfishojmë numrin e çerdheve publike në komunën  e Prishtinës”, tha Ahmeti.

E Drejtori i Inspeksionit, Salih Zyba  tha se drejtoria që ai udhëheqë  ka konfiskuar mbi 1200 taksi ilegalë.

Sipas tij, kjo zgjidhet me përdorimin e autobusëve të rinj në vend të taksive.

Zyba:  Kemi konfiskuar 1200 taksi ilegalë

“Inspektorët e trafikut, gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare, kanë konfiskuar mbi 1200 taksi ilegalë, kjo zgjidhje e taksive vjen me autobusët e rinj.

E kemi shtuar kontrollin e lokaleve afariste, një shqetësim i qytetarëve por edhe i gjithë neve, si zyrtar për zbatimin e ligjit...Gjatë kësaj kohe si sektor kemi intervenuar në shumë raste ilegale, në shumë deponi ilegale. Janë mbi 200 deponi, në qytetin tonë që janë larguar përmes drejtorisë së Inspeksionit...Nisja e sistemimit të digjitalizimit është një risi në komunën tonë, është një perspektivë për qytetin tonë dhe stafin për punë më të lehtë”, tha Zyba.

Ahmeti gjatë kësaj konference përmbyllëse, ndau mirënjohje për anëtarët e drejtorive për punën e suksesshme që kanë bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat