Prishtina e zbukuruar për festat e fundvitit, pamjet mahnitëse nga droni

Prishtina

Prishtina e zbukuruar për festat e fundvitit, pamjet mahnitëse nga droni

Më: 30 dhjetor 2016 Në ora: 20:40
Prishtina e dekoruar për festat e fundvitit

Dritat shumëngjyrëshe të ndezura në të gjitha sheshin e kanë zbukuruar Prishtinën.

Në një video të filmuar nga ajri, zbukurimi i kryeqytetit për festat duket edhe më mahnitës.

Sheshi Nënë Tereza, i kthyer në një fshat festiv është dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa shtëpitë e vogla prej druri, ku shiten artikuj të ndryshëm, si dhe lodrat argëtojnë të rriturit dhe fëmijët.

Komuna e Prishtinës ka zbukuruar edhe disa nga rrugët kryesore. E për ata që nuk kanë pasur mundësi ta vizitojn Prishtinën në këto ditë festive është përkujdesur produksioni Qka Ka Shehri i cili me  ndihmën e disa dronave ka inçizuar disa pamje me të vertetë fantastike.

Më poshtë shikojeni videon ku Prishtina duket mahnitëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat