Shpërthen uji, akulli barrikadon një rrugë në Prishtinë

Prishtina

Shpërthen uji, akulli barrikadon një rrugë në Prishtinë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:50
Taukbahqe në Prishtinë

Një barrikadë akulli është krijuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në lagjen Taukbahqe në Prishtinë

Akulli është krijuar pasi ka shpërthyer një gyp uji i cili rrjedh nga një rrugë më lart.

Kjo gjendje në këtë rrugë është që dy ditë dhe deri më tani ende nuk është ndërmarr asgjë për sanimin e prishjeve.

Banorët ankohen se nëse vazhdon kjo gjendje, rruga mund të bëhet e pakalueshme për vetura e cila edhe tani kalohet me vështirësi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat