Komuna e Prishtinës e shqetësuar për instalimin e INTRANET-it nga MAPL

Prishtina

Komuna e Prishtinës e shqetësuar për instalimin e INTRANET-it nga MAPL

Më: 3 janar 2017 Në ora: 20:53
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës është e brengosur se sistemi i ri i INTRANET-it i paraparë të ndërrohet nesër nga MAPL-ja, sidomos pjesa e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët.

Komunikata e plotë e Komunës së Prishtinës:

Më 4 janar është paraparë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që të zbatohet sistemi i ri i INTRANET-it në të gjitha Komunat e Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës.

Para zëvendësimeve të sistemeve të tilla të mëdha, zakonisht bëhen faza testuese të sistemit të ri paralel me sistemin e vjetër, dhe tek pas përputhshmërisë së plotë të dy sistemeve bëhet zëvendësimi. MAPL nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe ka vendosur që menjëherë të fillohet me sistemin e ri, në fillim të vitit, kohë kjo kur kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha.

Si Komunë e Prishtinës, jemi shumë të brengosur se ky sistem i ri, sidomos në pjesën e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët.

Si Komunë e Prishtinës iu kemi drejtuar zyrtarisht MAPL-së, më 27 dhjetor 2016, ku i kemi shprehur brengat tona. MAPL ka garantuar se deri më 4 janar gjithçka do të rregullohet, për çka ne jemi shumë skeptik. Të njëjtin shqetësim dhe problem e kanë shprehur edhe disa nga Komunat e tjera të Kosovës.

I lusim qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën që do të krijohet nga dita e nesërme, që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat