Ahmeti jep alarmin: Qytetarë, reduktojeni lëvizjet me makina

Prishtina

Ahmeti jep alarmin: Qytetarë, reduktojeni lëvizjet me makina

Më: 5 janar 2017 Në ora: 18:12
Prishtinë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka porositur qytetarët që të reduktojnë në maksimum lëvizjet me makina.

“Duke filluar nga tani e gjithë vikendin, temperaturat do të jenë shumë të ulëta prej -11 sonte, -19 nesër e premte e deri në -21 të shtunën. Të reshurat sonte 12 cm borë”, shkruan Ahmeti në Facebook përcjell Koha.net. “Ju lusim që të reduktoni lëvizjet me makina dhe për çdo emergjencë lajmëroni në 080012233, 080012244, dhe 080012255”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat