Avdullahu: Nga muaji mars qytetarët do të kenë ujë 24 orë

Prishtina

Avdullahu: Nga muaji mars qytetarët do të kenë ujë 24 orë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 09:08
Ilustrim

Kryeshefi i Kur “Prishtina”, Ilir Avdullahu deklaroi se qytetarët e vendit nga muaji mars do të kenë ujë 24 orë.

Sipas Avdullahut kjo do të mundësohet  pas lëshimit në funksion të Fabrikës së ujit në Shkabaj.

Fabrika e ujit në Shkabaj sipas tij, pritet të fillojë në mars të këtij viti.

Ai në emisionin e mëngjesit në televizionin publik tha se kjo çështje është vonuar sepse fillimi i ndërtimit të saj ka qenë në vitin 2011, ndërkaq tash jemi në 2017, megjithatë është një zgjidhje e mirë.

Ai tha se nga ky projekt do të mund të përfitojnë edhe qytetarët e Komunës së Fushë Kosovës, ku një pjesë e tyre nuk kanë pasur shërbim të mirë gjatë këtyre viteve.

Sa i përket objektit Avdullahu tha se është gjigant me teknologji të përparuar që do të mundësojë shërbime cilësore të ujit për qytetarët. 

Avdullahu ka theksuar se do të  investohet në 20 fshatra të Lipjanit dhe Drenasit, ku me rregullimin e furnizimit me ujë, do të përfitojë edhe Komuna e Obiliqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat