Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Prishtinë

Prishtina

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Prishtinë

Më: 6 janar 2017 Në ora: 21:08
Rrugët në Prishtinë

Komuna e Prishtinës tashmë ka shpallur gjendje emergjente si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.

Përveç tetë kompanive aktuale, do të angazhohet edhe një kompani shtesë, në mënyrë që sa më shpejt të përmirësohet situata si në rrugët në qytet ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë ka bërë të ditur që aktualisht janë të angazhuar maksimalisht ndërsa janë duke punuar për normalizimin e gjendjes nëpër fshatra ngaqë ka pasur shumë borë dhe kanë pasur vështirësi.

“Jemi duke u angazhuar maksimalisht. Kemi pasur vështirësi nëpër fshatra mirëpo jemi mjaft mirë tash. Të gjitha rrugët janë të kalueshme” ka thënë Gent Begolli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat