Si e përballojnë të ftohtit qytetarët e Prishtinës

Prishtina

Si e përballojnë të ftohtit qytetarët e Prishtinës

Më: 8 janar 2017 Në ora: 15:26
Bora në Prishtinë

Në përfundim të javës së parë dhe nisjen e së dytës për vitin e ri, Kosova po përballet me temperatura mjaftë të ulëta. Mëngjesi i sotëm, pas tre dite të shoqëruara kryesisht me reshje bore, e gjeti vendin me temperatura që shkuan deri në minus 25 gradë celsius.

Të përballosh këtë të ftohtë, është një nga të vetmet dëshira që ka secili prej nesh këto ditë. Megjithatë, ka prej atyre qytetarëve që thonë se janë mësuar me temperatura kaq të ulëta.

Një prishtinas i cili jeton në Alpe të Italisë, tha se është mësuar me të ftohtin dhe ai nuk e ka problem fare.

‘’Pasi që ne jetojmë në Alpe në Itali, ne veç jemi adaptua në këtë kohë, nuk është edhe aq problem i madh. Shihet se në Kosovë është një ftohtë krejt tjetër më i thatë, me përballu jemi mësuar, vetëm se atje punojmë në atë ftohët, kurse tani në pushim vishemi më ndryshe’’ tha ai.

Ndërsa një qytetar tjetër tha se ai del nga shtëpia vetëm në momentin kur është moti me diell, për arsye se nuk e pëlqen të ftohtin.

‘’Shumë mirë, rri brenda, vetëm kur nxen dielli dal jashtë, përndryshe është shumë ftohtë’’

Kujtim Pllana, nga Prishtina ka një mesazh të bukur për ditët e tilla çfarë po kalohen në Kosovë. ‘’Nuk ekziston mot i keq, vetëm tesha të këqija’’ thotë Kujtimi.

‘’Nuk është problem,vetëm duhet me u veshë mirë. Është një shprehje ‘’Nuk ekziston moti i keq, vetëm tesha të këqija’’ tha ai

Edhe Artan Ibrahimi tha se nuk e ka të vështir ta përballoj të ftohtin pasi është i mësuar me këtë kohë.

‘’Unë jam mësuar me të ftohtin. Po i përballojmë, por, mbas sezonit të nxehtë të verës, pastaj me ra në zero është shumë ftohtë, po tash jemi mësuar e po e përballojmë’’ tha ai.

Përndryshe, në Kosovë edhe kjo javë do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe temperatura që shkojnë në mesatare me minus 20 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat