Sejdiu: Ngjyra e autobusëve nuk është zgjedhur pa qëllim

Prishtina

Sejdiu: Ngjyra e autobusëve nuk është zgjedhur pa qëllim

Më: 11 janar 2017 Në ora: 18:26
Autobusët e destinuar për transportin publik në Prishtinë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë që ngjyra e 15 autobusëve të parë të projektit reformues në transportin e trafikut urban është përzgjedhur në bazë të sigurisë.

Kjo sipas Sejdiut pasi kjo ngjyrë gjendet edhe në vendet skandinave për shkak të sigurisë.

“Kur kemi diskutuar për ngjyrën e autobusëve, dy elemente kanë qenë të rëndësishme, e para është siguria”.

“Na është thënë se kjo ngjyrë është e dëshmuar për vizibilitet. Kjo ngjyrë gjendet në vendet skandinave për shkak të sigurisë dhe ne kemi qenë të interesuar për siguri.

“Zgjedhja e ngjyrës është e komunës së Prishtinës”.

Sejdiu në emisionin Info Magazine ka thënë që autobusët e parë janë destinuar për linjat 4 dhe 3 pasi janë më të ngarkuara.

“Autobusët janë vetëm një nga katër shtyllat e reformimit të transportit publik. Autobusët e parë do të destinohen për linjat 4 dhe 3, për shkak se janë më të ngarkuara.

“Elementi tjetër është plani i mobilitetit, me hartën e re të qytetit dhe më pas bëhet modeli i transportit.Plani i mobilitetit është shtylla e dytë”.

“Marrëveshja e kredisë thotë së paku 50% autobusët të jenë të sektorit privat. Marrëveshja do të jetë shtatë vjeçare dhe dhjetë vjeçare”, ka thënë Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat