IHMK: Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Prishtina

IHMK: Kjo është cilësia e ajrit në Prishtinë

Më: 18 janar 2017 Në ora: 09:47
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datën 17.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 22.6µg/m3.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, përqëndrime të ulëta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 20.8µg/m3.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat