Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë

Prishtina

Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 23:32
Prishtina

Pas disa ditësh të përmirësimit të cilësisë së ajrit në Prishtinë, është rikthyer sërish shkalla e lartë e ndotjes.

Prishtina sonte ka nivel të lartë të ndotjes së ajrit, sa i përket shëndetit të qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Sipas kësaj qendre, niveli i rrezikshmërisë së ajrit në orën 22:00 ka shkuar në 433 ppm (grimca në milion), shifër kjo e cila konsiderohet  si shumë e rrezikshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat