Rreth 120 studentë nga vende të ndryshme të botës, kanë vizituar sot Komunën e Prishtinës.
Siç ka njoftuar kryetari i Komunës Shpend Ahmeti përmes rrjetit social Facebook, studentët ishin pjesë e Programit EMA (European Master’s Programme in Human Rights and Democratization) nga Universiteti i Vjenës si dhe Universiteti i Venedikut.
Në këtë takim sipas Ahmetit, me studentët është diskutuar mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, duke përmendur transparencën radikale, ndalimin e korrupsionit, nepotizmit, vënien e rregullit në ndërtime, transportin publik e të tjera.