Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 23.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 68.9µg/m3”
“Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 67.9µg/m3″ , bën të ditur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor..
Sipas një njoftimi të MMPH, ky përkeqsim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, dukshmeria e dobte (mjegulla), shpejtesia e erës, lageshtia e larte e ajrit, shtypja atmosferike, temperatura e ulta.