Komuna e Prishtinës, marrëveshje me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim

Prishtina

Komuna e Prishtinës, marrëveshje me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:55
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të komunës me të cilën udhëheq dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim, të përfaqësuar nga Kushtrim Bajrami.

Kjo ujdi synon hartimin e planin pesëvjeçar për arsim në Prishtinë, 2017-2021.

Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunal përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet tjera të interesit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat