Akulli nuk i ‘lëshon’ veturat në qendër të Prishtinës

Prishtina

Akulli nuk i ‘lëshon’ veturat në qendër të Prishtinës

Më: 28 janar 2017 Në ora: 10:43
Foto nga vendi ngjarjes

Edhe pse tri ditë më parë u publikuan pamje të akullit në hapësirat universitare, aty ende gjendja është e pandryshuar.

Akulli nuk është “duke i lëshuar” makinat për të dalë nga hapësirat mes Fakultetit të Edukimit, Galerisë së Arteve dhe Biblioteks Kombëtare.

Në disa fotografi të kallxo të bëra pasditen e djeshme, shihet një person duke u munduar ta largojë makinën që i kishte ngecur në akull në këtë pjesë të kryeqytetit.

Media para tri ditësh solli pamje nga rrëshqitjet dhe vështirësitë e daljesd së veturave nga kjo hapësirë universitare.

Atë ditë Adonis Tahiri nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës tha se kjo hapësirë nuk është përgjegjësi e komunës për pastrim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat