Të verbrit vizitohen nga drejtori i Kulturës

Prishtina

Të verbrit vizitohen nga drejtori i Kulturës

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:54
Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja vizitoi shoqatën ndër komunale të të verbërve

Drejtori i Kulturës i Komunës së Prishtinës, Besart Vllahinja vizitoi shoqatën ndër komunale të të verbërve.

Qëllimi i kësaj vizite ishte  që përfaqësuesve të shoqatës t`i shpalos  iniciativën  që Drejtoria e Kulturës  ka marrë lidhur me  shkrimin  e formularëve dhe thirrjes për aplikim për subvencione në fushat e ndryshme të kulturës  në alfabetin e Brajdit. 

Drejtori Vllahinja u tha përfaqësuesve  të shoqatës që kjo iniciativë synon përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe zbatueshmerinë e ligjit për personat e verbër .

Ai shtoi se  përmes dokumenteve të shkruara në alfabetin e  Brajdit personat e kësaj kategorie të shoqërisë do ta ruajnë  dhe mësojnë praktikën e leximit në Brajd. Kjo njëherazi shënon edhe fillimin e kampanjës për sensibilizimin e komunitetit dhe institucioneve. 

Kryetari i shoqatës së të verbërve Ujup Reçica , falënderoi drejtorin Vllahinja për vizitën dhe çmoi lart iniciativën  dhe përkrahjen e përgjithshme të  Drejtorisë së Kulturës për personat e verbër të Komunës se Prishtinës. 

Në mënyrë simbolike drejtori Vllahinja u dorëzoi  pesë kopje të formularit për aplikim dhe nga një kopje aplikime për: arte vizuale, botim, festivale, film, manifestime dhe organizime, muzikë, teatër, sport dhe për projekte rinore./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat