Prishtina së shpejti me polici komunale

Prishtina

Prishtina së shpejti me polici komunale

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 22:03
Prishtina

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kërkuar që komuna e tij  të ketë polici komunale dhe spital  regjional, të Prishtinës që do ishte nën menaxhim të komunës.

Në emisionin “Republika”, Ahmeti  ka thënë se me ngulm e kanë kërkuar vazhdimisht policinë komunale por që ka pasur rezistencë shumë të madhe për këtë çështje

“Ne kërkojmë policinë për trafik dhe zbatim të vendimeve që kanë të bëjne me ndërtime, për rregull dhe rend, nuk kemi kërku polici të veqant prej asaj të përgjithshme, por polici komunale dhe të paguar nga policia komunale”  ka thënë Ahmeti.

Këto kërkesa janë të futura në draftin e fundit për Ligjin për Prishtinën, i cili mendohet të vijë në Kuvend në qershor të këtij viti.

Ahmeti ka thënë se ligji për Prishtinën po zvarritet me qëllim, në mënyrë që të mos kaloj në mandatin e tij.

Sipas tij Prishtina është kryeqytet i të gjithëve dhe inatet nuk duhen lidhur me një kryetar a udhëheqës të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat