Prindërit dhe punëtoret e IP “Yllkat” protestojnë për ndërrim të drejtoreshës

Prishtina

Prindërit dhe punëtoret e IP “Yllkat” protestojnë për ndërrim të drejtoreshës

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 14:40
Hamide Jashari, punëtore në Institucionin parashkollor “Yllkat”

Prindërit dhe punëtorët e institucionit parashkollor “Yllkat” kanë protestuar sot për shkak të zgjedhjes së drejtorit të ri për këtë institucion.

Ata kanë kërkuar nga Drejtoria e Arsimit të Prishtinës që të bëjë ri-zgjedhjen e drejtoreshës aktuale. Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një peticion më këtë kërkesë.

“Duke e vënë në rend të parë interesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë si dhe të kënaqur me punën e palodhshme të Drejtoreshës aktuale, ne si prindër kemi marrë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni, në mënyrë që dëshira jonë për të udhëhequr me një mandat drejtoresha në fjalë të jetë më këmbëngulëse, andaj kjo shkresë ka të bashkangjitur edhe peticionin me nënshkrimet e prindërve dhe të stafit në përgjithësi”, thuhet në peticionin drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës.

Hamide Jashari, punëtore në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se kanë vendosur të protestojnë se nuk dëshirojnë që t’u ndërrohet drejtoresha, pasi që ajo është shumë e mirë dhe ka punuar shumë mirë.

Jashari: Drejtoresha ka punuar shumë mirë

“Kemi vendos me protestua se nuk po dëshirojmë me u ndërruar drejtoresha, se drejtoreshën bollë të mirë e kemi Sheribane Citaku, nuk kemi asnjë vërejtje për të, është shumë e mirë, ka bërë ndryshime, që sa është duke punuar ka bërë ndryshime shumë të mëdha. Para kësaj që ka qenë një drejtoreshë na kemi ardhur me stres në punë, prej kur ka ardhur kjo jemi qetësuar ne, është qetësuar objekti dhe jemi të kënaqtë me të, për atë edhe nuk dëshirojmë me na u ndërrua se një njeri kur është i mirë kurrkush nuk ka qejf me ndërrua”, tha Jashari.

Ndërsa,

Image
Jakup Aliu

Jakup Aliu, punëtor në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se nuk kanë asgjë kundër drejtorit ose drejtoreshës që do të vijë, por se nuk shohin arsye se pse të mos rizgjedhet drejtoresha e tanishme për shkak të punës së mirë që ka bërë.

Aliu: Nuk duam drejtor të ri

“Nuk jemi kundër atij drejtori ose drejtoreshe që do të vijë në këtë çerdhe, por ne për drejtor ma të mirë, e ma punëtorë nuk lypim. Si po vinë këto sene nuk e dimë, drejtoresha si e kemi është punëtore, ka punuar me mundin e vetë as sa ka mundur për këtë çerdhe, 2001, 2002 katastrofë ka qenë çerdhja, as fëmijët nuk kanë mundur të rrinë brenda aq sa ka qenë kulmi kurrkund hiç. Prej se ka ardhur i ka bërë renovime, ka ndërruar dritaret e reja, dyer të reja, nxehje të mirë, të gjitha të mirat i kemi më të”, tha ai”.

Institucioni parashkollor “Yllkat”, ka gjithsej 206 nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat