Shpend Ahmeti pret në takim përfaqësues nga Atlantic Counsil

Prishtina

Shpend Ahmeti pret në takim përfaqësues nga Atlantic Counsil

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:32
Ahmeti me përfaqësues nga Atlantic Counsil

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga organizata për hulumtim analitik në fushën për politikë të jashtme, "Atlantic Counsil". Delegacionit i printe  zv presidenti ekzekutiv, Damon Wilson, ish Drejtor për Evropë në Këshillin Nacional Amerikan, si dhe ish Drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të NATO-s.
Në atmosferë miqësore, u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë.

Poashtu,  Kryetari Shpend Ahmeti iu foli mysafirëve për qeverisjen e mirë në Prishtinë, transparencën radikale, si dhe luftën kundër krimit korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për funksionim të drejtë dhe funksional të adminstratës dhe institucionit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat